tvkombi
tvkombi

Aksident në Këlcyrë, mjeti del nga rruga dhe përmbyset, plagoset çifti 

Lajme

Publikuar ne:10:12 - 19/03/2023

Një aksident rrugor ka ndodhur në të dalë të qytetit të Këlcyrës. Një automjet me targa greke që udhëtonte në aksin nacional Këlcyrë-Tepelenë, ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë. Për pasojë janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit dhe pasagjerit.

Çifti mësohet se po udhëtonte drejt Greqisë, ku nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin e mjetit në kthesën në të dalë të qytetit.

Policia gjendet në vendngjarje për të hulumtuar pasojat e aksidentit. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ju sugjerojmë