Ballina Lajme Aksident në Dimal/ Motori përplas të miturën, dërgohet në spital

Aksident në Dimal/ Motori përplas të miturën, dërgohet në spital

3

Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal.Një motor ka goditur një vajzë të mitur 5-vjeçe që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorit që është edhe komshi me familjen e vajzës që aksidentoi e ka transportuar fëmijën në Spitalin e Beratit me një makinë të rastit.

Vajza ndodhet tashmë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorit është vetëdorëzuar në polici, ku edhe po pyetet në lidhje me aksidentin.

Burimet policore bëjnë me dije se motomjeti nuk ka qenë me shpejtësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se nuk kishte konsumuar pije alkoolike.