Ballina Lajme Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 2 persona

Aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, plagosen 2 persona

1

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur “Luzat”. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Blutë njoftojnë se është përplasur automjeti tip”Dacia” me drejtues shtetasin K.Ç me automjetin me drejtues shtetasin H.S.

Si rrjedhojë, drejtuesi i automjetit tip”Dacia” dhe pasagjeri Xh.G 19 vjeç janë lënduar. Ata ndodhen në spital. Policia po heton për rrethanat e aksidentit.