Ballina Vendi Aksident në aksin Lushnjë-Fier, makina përfundon e përmbysur jashtë rrugës

Aksident në aksin Lushnjë-Fier, makina përfundon e përmbysur jashtë rrugës

1

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Lushnjë-Fier, ku një makinë ka dalë nga rruga.

Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Pirre, ku drejtuesi i automjetit rreth 50 vjeç ka humbur kontrollin, duke përfunduar jashtë rrugës.

Drejtuesit të mjetit i është dhënë ndihma e parë nga banorët e zonës, ndërsa është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar rrethanat e aksidentit.