Ballina Lajme Aksident në aksin Korçë-Pogradec, furgoni përplaset me makinën dhe lë pas 3...

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, furgoni përplaset me makinën dhe lë pas 3 të plagosur, mes tyre një i mitur

1

Ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., dhe mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Gj. M.

https://youtube.com/watch?v=FEFadmGU0Bc%3Ffeature%3Doembed

Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit “Volkswagen”, shtetasit Gj. M., 20 vjeç, A. M. 14 vjeç dhe shtetasja M. M., 48 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(BalkanWeb)