Ballina Vendi Aksident ne aksin Fier-Vlore,perplasen dy makina!

Aksident ne aksin Fier-Vlore,perplasen dy makina!

1

VLORË- Aksident në aksin Fier-Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Panaja ku për pasojë është dënmtuar lehtë një 34-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake një mjet tip “Fiak” me drejtues shtetasin K.H. 66 vjeç është përplasur me mjetin “Toyota” e cila drejtohej nga 34-vjeçarja B.L.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve 34-vjeçarja ka marrë disa dëmtime të lehta por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.