Ballina Lajme Aksident i trefishtë në Shkodër, dy nga të lënduarit në gjendje të...

Aksident i trefishtë në Shkodër, dy nga të lënduarit në gjendje të rëndë

1

Shkodër- Një aksident i trefishtë ka ndodhur më herët në rrugën Beltoje në aksin Shkodër-Lezhë.

Dy nga tre makinat e përfshira në aksident janë përplasur kokë më kokë, ndërsa mjeti i tretë duke tentuar të devijojë makinat ka dalë nga rruga.

Nga përplasja kanë mbetur të lënduar 6 persona, ndërsa mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njëra nga tre makinat e përfshira në aksident është me targa të huaja.

Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuara dhe drejtimi i mjetit me shpejtësi tej normave të lejuara.