Ballina Vendi Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagosen tre persona

Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, plagosen tre persona

1

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në rrugën e Kombit në segmentin Milot –Rreshen.

Gazetari Elidon Ndreka raporton se janë përplasur tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të cilët kanë mbetur të plagosur.

Sakaq të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Rreshenit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.