Ballina Vendi Aksident i rende,përplasje fatale me motor/Ndërrojnë jetë dy turistë në aksin Tiranë-Shkodër

Aksident i rende,përplasje fatale me motor/Ndërrojnë jetë dy turistë në aksin Tiranë-Shkodër

1

Përfundon në tragjedi udhëtimi i dy turistëve në Shqipëri.

Një aksident i rëndë ndodhi rreth mesditës në aksin Shkodër-Tiranë.

Dy turistë, një burrë dhe një grua,  që po udhëtonin me motorr, janë përplasur me një mjet tip Golf.

Për pasojë kanë ndërruar jetë  edhe pse u dërguan në spital, ata nuk mundën të shpëtonin.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kryebushat.

Ende nuk bëhen të titur emrat e tyre.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.