Ballina Lajme Aksident i rëndë në Lezhë, ambulanca del nga rruga dhe përmbyset

Aksident i rëndë në Lezhë, ambulanca del nga rruga dhe përmbyset

1

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugorë Milot-Lezhë. Mësohet se një autoambulancë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Markatomaj. Në ambulancë kishte një pacient. Raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe personeli mjekësor. Te dëmtuar kanë mbetur një infermier dhe 3 të moshuar, 2 gra dhe një burrë. Ambulanca është e spitalit të Rrëshenit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po heton për shkaqet e aksidentit.