Ballina Lajme Aksident i rëndë në Korçë,humb jetën një person

Aksident i rëndë në Korçë,humb jetën një person

1

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Drithas. Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë. Identiteti ende nuk bëhet i ditur, policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.