Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Korçë. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor tek ura e Progrit ne Devoll. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije se viktima rreth 50-vjeç, ishte një endacak ndërsa aksidenti u shkaktua nga një automjet me targa greke.