Ballina Lajme Aksident i rëndë në Gjirokastër, motoçikleta përplaset me ‘Fuoristradën’, plagoset 35-vjeçarja! Shoqërohet...

Aksident i rëndë në Gjirokastër, motoçikleta përplaset me ‘Fuoristradën’, plagoset 35-vjeçarja! Shoqërohet në spital në gjendje kritike

1

GJIROKASTËR– Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në afërsi të Parkut të Viroit në aksin nacional të Gjirokastrës. Një motoçikletë e drejtuar nga një 35-vjeçare është përplasur me një mjet tip ‘Fuoristradë’. E reja u përplas në krahun e kundërt me mjetin dhe për pasojë është plagosur rëndë.

35-vjeçarja është transportuar menjëherë në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë aksident të rëndë ndërsa vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.