Ballina Lajme Kronike Aksident i dyfishtë tek mbikalimi i Patokut, 2 të plagosur nisen drejt...

Aksident i dyfishtë tek mbikalimi i Patokut, 2 të plagosur nisen drejt Traumës

0

 

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimit te Patokut, në autostradë, ku si pasojë 2 persona kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura.

Gazetari Elidon Ndreka bën me dije për BalkanWeb se dy nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Më herët, në hyrje të Lezhës u shënua një tjetër aksident, ku një makinë përplasi për vdekje një këmbësor.