Ballina Lajme Kronike Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, humb jetën një nga pasagjeret, plagosen...

Aksident i dyfishtë në aksin Bilisht-Korçë, humb jetën një nga pasagjeret, plagosen dy të tjerë

3

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në spital një nga pasagjeret e një prej automjeteve.

Ndërkohë raportohet për dy të plagosur që po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës.

Dvp Korçë/Informacion paraprak

 

 

Më datë 29.05.2023, rreth orës 16:10, në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, janë përplasur 2 automjete. Për pasojë, janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.