Dymbëdhjetë ushtarë gjermanë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy tankeve “Puma”, gjatë një stërvitje në një qendër trajnimi ushtarak në Gjermaninë lindore.
Policia ushtarake e Gjermanisë ka nisur një hetim për incidentin, raporton “Reuters”.
Incidenti me tanket “Puma”, ndodhi në terrenin e stërvitjes ushtarake Altmark, rreth 50 kilometra larg Magdeburgut. Ndërkohë, ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius vizitoi një batalion tankesh në qytetin perëndimor të Augustdorf, ku ndodheshin 14 tanket “Leopard 2” që Berlini është zotuar t’i dorëzojë Ukrainës.