Ballina Vendi Afrim i Ri Fier/Tentuan te vrisnin njeri tjetrin me arme zjarri pas...

Afrim i Ri Fier/Tentuan te vrisnin njeri tjetrin me arme zjarri pas nje konflikti,ndalohet nje 27 vjecar si dhe shpallet ne kerkim nje tjeter..

1

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje. Në vijim të informacionit të dhënë në datë 06.04.2022, ku u ndalua shtetasi M. H., 27 vjeç, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin M. B., nga tërësia e veprimeve hetimore, rezultoi se edhe shtetasi M. B., ka kanosur me armë gjahu shtetasin M. H. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka nxjerë urdhër për ndalimin e shtetasit M. B., për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. B., 32 vjeç, banues në fshatin Afrim i Ri, Fier.