Ballina Vendi Abuzime me tenderat/ Thoma Gëllçi i RTSH-së dënohet me vetëm 1 vit...

Abuzime me tenderat/ Thoma Gëllçi i RTSH-së dënohet me vetëm 1 vit e 4 muaj burg

1
Abuzime me tenderat/ Thoma Gëllçi i RTSH-së dënohet me vetëm 1 vit e 4 muaj burg

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me vetëm dy vite burg ish-drejtorin e TVSH, Thoma Gëllçi.

Mirëpo Gëllçi përfiton nga gjykimi i shkurtuar, duke iu ulur kështu dënimi në 1 vit e 4 muaj.

Ish-drejtori i RTSH bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tendera dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë.

Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekë për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.

Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.