Ballina Lajme A do t’i bashkohet protestës së 11 shkurtit? Flet Alibeaj

A do t’i bashkohet protestës së 11 shkurtit? Flet Alibeaj

1

Në përfundim të seancës plenare, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat, ku është pyetur nga gazetarët, nëse do t’i bashkohet protestës së lajmëruar nga kreu i PD, Sali Berisha më 11 shkurt.

Alibeaj u shpreh se proteston gjithmonë bazuar në ligje dhe në fakte atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit Rama.

“Unë protestoj gjithmonë, bazuar në ligj, mbi fakte dhe e kam bërë këtë gjithmonë, në mënyrën më serioze. Do jem gjithmonë atje ku kërkohet goditja e drejtpërdrejtë e kryeministrit. Do ta shohim këtë punë, e kam dhënë përgjigjen, sot jemi për një çështje të rëndësishme”, u shpreh Alibeaj.