Ballina Bota ‘Në Mariupol çdo ndërtesë është shkatërruar’, nënkryetari i bashkisë: Njerëzit shkrinë borën...

    ‘Në Mariupol çdo ndërtesë është shkatërruar’, nënkryetari i bashkisë: Njerëzit shkrinë borën për të pirë ujë

    1

    Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov tha se bombardimet ruse nuk kanë lënë asnjë ndërtesë pa dëmtuar apo shkatërruar.”Nuk ka asnjë ndërtesë të vetme të paprekur në Mariupol, është shkatërruar ose dëmtuar. Mendoj se 80-90% është bombarduar.”, tha ai për mediat.

    Orlov tha se infrastrukturat janë pothuajse inekzistente dhe banorët vuajnë mungesën e ujit. Sipas tij ata kanë shkrirë borën për të pirë ujë. Orlov përsëriti se qyteti ka nevojë urgjente për një korridor humanitar dhe evakuim.