Ballina Vendi Studenti i ekselences nga Ballshi rrefen 48 oret e paraburgimit,thjesht per...

Studenti i ekselences nga Ballshi rrefen 48 oret e paraburgimit,thjesht per proteste!

1

Protesta në Tiranë për çmimeve i kushtoi 48 orë paraburgim inxhinierit Sheme Hamitaj. Djali 26-vjeçar nga Ballshi thjesht protestoi para kryeministrisë në dy protestat e para. Policia i shkoi pas shpine teksa ecte në trotuar, pas tubimit.Studenti i ekselencës, i diplomuar në Stamboll, Turqi, rikthehet në vendin e tij për të dhënë kontribut. Ëndrra për një jetë më të mirë në Shqipëri iu shkërmoq shpejt.Shpresa e vetme e shumë talenteve shqiptare mbetet emigrimi. Me lot në sy, rrëfen bisedën me shokun e ngushtë. Pas lirisë, rikthehet sërish në sheshin e protestës, me thirrjen e zemrës që t’i bashkohen qindra të rinj.