Ballina Vendi Rama paralajmëron furnizuesit: Nëse vendosni tabela të pamiratuara, mund të humbisni pikën...

Rama paralajmëron furnizuesit: Nëse vendosni tabela të pamiratuara, mund të humbisni pikën e karburantit

1

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me furnizuesit e naftës për të folur për rritjen e çmimit të naftës duke thënë se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

Teksa fliste për pagat, Rama tha se 300 mijë lekë të vjetra është paga minimale, jo mesatare. Duke iu referuar protestave me bllokime rrugës, Rama shtoi: “Ata që dalin me X5 në rrugë dhe bllokojnë rrugët nuk e kanë pagën minimale.”

Ndër të tjera përmendi sërish se do të miratojnë aktin normativ që qeveria dhe furnizuesit të flasin për çmimet e naftës.

“Nuk do ketë asnjë tabelë në asnjë pikë karburanti që nuk është miratuar nga bordi. Kush e bën këtë, do të humbasë pikën e karburantit”, tha Rama.