Ballina Lifestyle & Showbiz Pa Mëngjes – Sa Dëmtohet Zemra Dhe Organizmi

Pa Mëngjes – Sa Dëmtohet Zemra Dhe Organizmi

2

Studiuesit e famshëm amerikanë zbuluan se rreziku i arterieve të ngurtësuara, u shfaq më i lartë mes atyre që humbnin mëngjesin ose që konsumonin fare pak gjatë këtij vakti.

Grupet e rrezikuara gjithashtu u gjetën të kenë bel dhe masë trupore më të madhe.

Gjithashtu patën edhe tension më lartë të gjakut. Por edhe prirje më të larta më të larta për diabet.

Rezultatet janë të rëndësishme për profesionistët e shëndetësisë.

Ato mund të përdoren si një mesazh i thjeshtë për ndërhyrjet në bazë të jetesës dhe strategjitë e shëndetit publik, si dhe për të informuar rekomandimet ushqimore.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të hani 5 pjata me ushqim çdo mëngjes. Ka shumë ide të shëndetshme të mëngjesit për të zgjedhur.

Por fakti kryesor është që nëse e doni zemrën tuaj, mos vraponi pa karburant në stomak.