Ballina Bota Joe Biden kritikon ashpër Presidentin rus Vladimir Putin

    Joe Biden kritikon ashpër Presidentin rus Vladimir Putin

    2

    Presidenti Joe Biden kritikoi ashpër Presidentin rus Vladimir Putin të martën dhe mes ovacionesh të forta vlerësoi popullin ukrainas për shpirtin luftarak gjatë fjalimit të tij të parë mbi gjendjen e kombit që u përqëndrua kryesisht tek agresioni rus ndaj Ukrainës.Fjalimi vjetor në Kongres ishte gjithashtu një mundësi për Presidentin Biden për të nxjerrë në pah axhendën e tij. “Le t’i dërgojmë secili prej nesh një sinjal të qartë Ukrainës dhe botës se ne qëndrojmë me Ukrainën dhe popullin e saj”, tha zoti Biden.Fjalimi i presidentit u shoqërua me ovacione nga ligjvënësit shumë prej të cilëve valëvisnin flamujt ukrainas. Disa gra anëtare të Kongresit mbërritën të veshura me ngjyrat e flamurit ukrainas, verdhë e blu.Sfida e Presidentit Biden ishte t’u tregonte amerikanëve se ai është në krye të përgjigjes së Perëndimit ndaj periudhës më të tensionuar në marrëdhëniet me Rusinë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, 30 vite më parë