Ballina Bota Fitohet beteja e pare! Shkatërrohen forcat ruse, Ukraina merr nën kontroll aeroportin...

    Fitohet beteja e pare! Shkatërrohen forcat ruse, Ukraina merr nën kontroll aeroportin e Kievit

    2

    Zyrtarë ukrainas thonë se ushtria ka arritur të rimarrë nën kontroll aeroportin Antonov në periferi të Kievit.

    Këshilltari i shefit të zyrës presidenciale Oleksii Arestovych në Ukrainë ka thënë se forcat ruse janë shkatërruar plotësisht pas një kundërpërgjigje nga trupat ukrainase.

    “Forca sulmuese ruse në aeroportin Hostomel u shkatërrua plotësisht. Objekti është tërësisht nën kontrollin e Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha Arestovych.

    Aeroporti që ndodhet vetëm 25 kilometra nga Kievi ra në duart e forcave ajrore ruse mesditën e sotme pas një sulmi me dhjetra helikopterë.