Ballina Lajme Politike Deputetët rikthehen në Kuvend, opozita kërkesë urgjente për interpelancë me Kushin

Deputetët rikthehen në Kuvend, opozita kërkesë urgjente për interpelancë me Kushin

0

Pas “javës së gjelbër”, 140 deputetët janë mbledhur këtë të hënë në Kuvend, për të diskutuar problemet e qytetarëve që kanë evidentuar në terren, ndërsa janë parashikuar 4 orë diskutime.

“Seanca është e detyruar për tu zhvilluar pas vijimit të javës së gjelbër. Procesverbali i është vënë të gjithë në dispozicion.

Veç të tjerash është kërkuar interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit”, tha Ermonela Felaj në nisje të seancës.

Deputeti Tritan Shehu, në seancën plenare në Kuvend ka akuzuar qeverinë se nuk ka guxim të dënojë gjenocidin serb.

Gjithashtu ai u shpreh kritik lidhur me rregulloren duke theksuar se ka shkelje të rënda të procedurës.

“Ne vazhdojmë me shkelje të rënda të procedurës së rregullores në këtë parlament. Mblidhemi këtu sikur të jemi parlamenti i marsit dhe jupiterit dhe jo parlamenti shqiptar. Një grup deputetësh kemi paraqitur një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovës. Ende nuk është marrë në konsideratë.