Ballina Vendi Ndiqni keto shtate hapa, nese doni te dukeni te veshura “shtrenjte”!

Ndiqni keto shtate hapa, nese doni te dukeni te veshura “shtrenjte”!

2

Të dukesh e veshur shtrenjtë,ky është gjithmonë qëllimi. Me siguri, askush nuk zgjohet në mëngjes dhe thotë se dëshiron të duket i lirë. Dhe ndërsa ju mund të arrini të dukeni e veshur shtrenjtë pa shpenzuar shumë, për disa veshje ia vlen të investoni më shumë. Artikujt që janë bërë me një standard më të lartë dhe me pëlhura cilësore në përgjithësi kanë një jetëgjatësi më të madhe dhe duken shumë më bukur. Zgjidhni me mençuri dhe do t’i keni disa veshje për gjithë jetën.

Meqë ardhja e pranverës po afrohet, hidhuni një sy veshjeve më poshtë për të cilat ia vlen të shpenzoni. Nga xhaketat, këpucët e deri te xhinset, këto veshje me siguri do t’i vishni për një kohë shumë të gjatë.

Xhaketat prej lëkure kanë qenë në trend prej disa sezonesh, por kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë opsione të shkëlqyera për të zgjedhur. E zeza jep ndjesinë e viteve ’90, ndërsa nuancat camel dhe kafe prekin paletën e ngjyrave të vitit 2022, të ngjyrave neutrale

2.Xhinset e stilisteve

Ju mund të zgjidhni lëkurë vegane dhe artificiale që janë në fund të fundit më të përballueshme, por asgjë nuk do t’i rezistojë kohës ashtu si ajo e vërteta.Mund të jeni skeptike për xhinset e stilistëve, duke menduar se sa ndryshe mund të jenë nga ato të Topshop, Zara etj.? Epo, na lejoni t’ju themi se janë shumë ndryshe. Ato e mbajnë formën e tyre shumë më mirë se versionet ekonomike, gjë që, nga ana tjetër, do të thotë më pak larje. Kjo jo vetëm që është ekonomike dhe miqësore me mjedisin, por gjithashtu do të zgjasë jetën e xhinseve tuaja.

3. Një fustan komod që mund ta veshësh edhe për raste

4. Një çantë cilësore

Nuk i ikën koha kurrë dhe do ta keni për një kohë të gjatë. Për më tepër, do ta bëjë çdo veshje të duket cilësore.

5. Mokasine

Këpucët e njohura si mokasine apo loafers kanë qenë gjithmonë të preferuara nga njerëzit e modës, por gjatë dy viteve të fundit kërkesa për to – veçanërisht për ato të stilistëve – është rritur në qiell. Prada është zgjedhja perfekte, por nëse jeni doni diçka më ekonomike, shikoni tek The Row dhe madje edhe Mango.

6. Palltot

Palltot janë tashmë një element kryesor në veshjet e të gjithëve, por, në vitin 2022, ka gjithnjë e më shumë versione. Nga stili i Totême me butona me dy krahë (siç shihet në foto) deri te palltot me lëkurë artificiale, ato nuk janë kurrë tepër.

7. Kashmiri klasik

Asnjë investim nuk ndihet aq luksoz sa kashmiri. Edhe pse disa mund ta konsiderojnë atë si një element kryesor të dimrit, duhet ta pranojmë se nuk i ndajmë as gjatë pranverës apo vjeshtës. Zakonisht janë më të lehta se leshi dhe futen pa problem në xhinse dhe funde.