Ballina Vendi 55-vjecari pi fostoksine pasi ushtroi dhune fizike ndaj gruas!

55-vjecari pi fostoksine pasi ushtroi dhune fizike ndaj gruas!

2

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbremjen e sotme në fshatin Krekëz të Njësisë Administrative Lunas në qytetin e Kuçovës.Pas një grindjeje familjare arsyet e të cilës nuk dihen ende,55-vjeçari Idajet Veizllari ka rrahur bashkëshorten e tij, duke e lënë pa ndjenja në tokë.Ulërimat e gruas kanë tmerruar familjarët e komshinjtë,të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe spitalin por në kushte të rënda shoku, 55-vjeçari Idejat Veizllari ka pirë një kokërr “fostoksinë”,duke tentuar vetëhelmimin.Të dy bashkëshortët janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit,ku gruaja është e shtruar dhe me plagë të shumta për shkak të goditjeve të marra, ndërkohë që 55-vjeçari është nisur në gjendje kritike për jetën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.Mjekët e Spitalit të Beratit kanë deklaruar se sasia e helmit të marrë nga Veizllari kishte depërtuar në gjak dhe kjo e çoi pacientin në gjendje kritike për jetën. Në Spitalin e Beratit por edhe në banesën e çiftit Veizllari kanë shkuar forca të shumta policie,që po pyesin edhe të afërm e familjarë në lidhje me ngjarjen e rëndë,shkaqet e të cilës nuk dihen ende.