Ballina Vendi 5 Maji, Rama kujton dëshmorët: Respekt për ata që e deshën atdheun...

5 Maji, Rama kujton dëshmorët: Respekt për ata që e deshën atdheun me jetë

1

Kryeministri Edi Rama ka nderuar sot 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka shprehur respektin për të gjithë ata që ranë në luftë për atdheun.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱

Përulësisht me #RESPEKT për ata që e deshën atdheun me jetë. Të paharrueshmit, Dëshmorët tanë🙏”, shkruan Rama, ndërsa ka publikuar foton edhe përmendores “Nëna Shqipëri”, te varrezat e Dëshmorëve.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.