Ballina Lajme Politike Kryetari i bashkisë Armando Subashi ka marrë mbështetjen e moshës së tretë...

Kryetari i bashkisë Armando Subashi ka marrë mbështetjen e moshës së tretë për zgjedhjet e 14 majit gjatë një takimi që ai zhvilloi së bashku me deputetin Taulat Balla.

1

 

 

Në kuadër të takimeve elektorale kandidati i PS socialiste, kryetari aktual Armando Subashi ka zhvilluar një takim me pensionistë të qytetit të Fierit me të cilët është zhvilluar një bashkëbisedim me tematikë çfarë është bërë për ta në këto vite dhe vetë ata çfarë kërkojnë në të ardhmen nga bashkia e Fierit. Në këtë takim drejtuesi politik i qarkut, deputeti Taulant Balla ka pohuar se mbështetja e qeverisë për pensionistët do të jetë e vazhdueshme dhe në të ardhmen të tjera politika sociale do të vijnë për moshën e tretë.

Duke bërë një kthim pas ndër vite Balla është ndaluar në vitet e qeverisjes socialiste kur sipas tij skema për pensionet e gjetur në kohën që PS në erdhi në pushtet vitin 2013 është gjetur thuajse e falimentuar, ndërsa tani në vetëm në katër muaj është ndërhyrë dy herë në sistemin e pensioneve. “Kur ne në muajin dhjetor miratuam në Kuvendin e Shqipërisë një taksë të posaçme për ata që fitonin më shumë nga kriza e energjisë thamë që nga paratë, që do të marrim nga kjo takse, qindarkë për qindarkë do t’u shkonin pensionistëve.

E vërteta është që sapo në tre muajt e parë u grumbulluan disa para nga kjo taksë ato u shpërndanë te pensionistët së pari”-është shprehur Balla në këtë takim me pensionistët e qytetit të Fierit. Ai ka shtuar ndërkohë se shpreson që në muajt në vijim të bëhet e njëjta gjë, sepse sipas tij pensionistët janë shtresa që preket më shumë nga efektet e luftës së Ukrainës. Ndërsa për kryebashkiakun Armando Subashi ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim përpos qendrës së moshës së tretë që funksion në qytetin e Fierit dhe ka krijuar disa përfitime lehtësuese për këtë moshë. Por ai duke analizuar arritjet në bashkinë e Fierit ka pohuar lidhjet mes tyre dhe jetës së të moshuarve.

Sipas Subashit të gjitha këto ndryshime që janë bërë në qytetin e Fierit direkt apo edhe indirekt kanë ndikuar në jetën e pensionistëve, sepse të krijosh në qytet më shumë ambiente shlodhëse, më shumë ambiente të gjelbëruara me lulishte, më shumë parqe në fund të fundit i shërbejnë dhe moshës së tretë, sepse ata kanë një vend ku të kalojnë kohën, por edhe të takohen e bashkëbisedojnë e argëtohen mes tyre.

Ai është ndaluar dhe në një investim të dedikuar posaçërisht kësaj moshë atë të funksionimit të qendrës të cilën e kanë quajtur si qendra e moshës së tretë, ku mund të pinë kafe me çmim të reduktuar apo të kalojnë kohën në shoqëri të njeri tjetrit, Por kryetari Subashi iu ka kërkuar të pranishmëve që si moshë e tretë të paraqesin propozimet e tyre me qëllim që të përmirësohen akoma më shumë shërbimet në dobi të kësaj moshe.

Subashi premtoi që duke shfrytëzuar mundësitë dhe burimet që do të ketë bashkia të shihen mundësitë e plotësimit të kërkesave të tyre në këtë drejtim. Nga ana e tyre të pranishmit në këtë takim janë shprehur se vota për Armando Subashi është një votë për të gjithë ata që e duan më shumë Fierin.

/Tv Kombi/