Ballina Vendi Objektivi i kryetarit Subashi është mbulimi i 100% të sipërfaqes së territorit...

Objektivi i kryetarit Subashi është mbulimi i 100% të sipërfaqes së territorit të bashkisë së Fierit me shërbim transporti publik

1

Një ambicie e cila do të bëhet realitet për kryetarin e bashkisë së Fierit Armando Subashi është ai i shërbimit të transportit publik. Në të gjitha takimet e organizuara me banorët e njësive administrative Subashi ka pohuar përmirësimin e ndjeshëm të këtij shërbimi me atë situatë të gjetur në krijimin e bashkisë së re. Ka qenë mëse e vërtetë që as mund të mendoje për të lëvizur brenda territorit të qytetit të Fierit ku shërbim as që ofronte mundësinë reale, e jo më të mendoje një shërbim të tillë nëpër fshatrat e kësaj bashkie. Në 2015 për shkak dhe të copëzimit të territorit në dhjetë njësi administrative transporti publik linte shumë për të dëshiruar. Vështirësia e udhëtimit të pasagjerëve të kësaj bashkie me mjetet e transportit publik bëhej më e vështirë si pasojë e amortizimit të infrastrukturës rrugore duke e kthyer qarkullimin e autobusëve të linjave në një sfidë të përditshme. Tashmë nga një kërkesë transporti publik në bashkinë e Fierit ka marrë një tjetër fizionomi, me stacionim dhe me orare të lëvizjeve të autobusëve. Në sajë të projekteve dhe studimit të zonave të banuara u arrit që ky transport të cilësohet si një nga arritjet e bashkisë dhe me impakt të ndjeshëm në komunitet. Një tjetër fytyrë gëzon ky shërbim te komuniteti përmes kulturës me të gjithë parametrat e tjerë të konkurrueshmërinë ndaj alternativat dytësore të transportit në këto zona. Nga ky shërbim është arritur që jo vetëm të mundësohet qarkullimi dhe lëvizja e njerëzve nga një zonë në tjetrën dhe nga fshatrat në drejtim të qytetit të Fierit, por edhe të ndikojnë pozitivisht në mjaft sektorë të bujqësisë arsimit dhe tregtisë. Sipas kreut të bashkisë Subashi transporti publik urban ofrohet në 80% të fshatrave në territorin e bashkisë së Fierit dhe synimi është që fshatrat më të largëta të mbulohen me shërbim publik transporti duke bërë që të mbulohet 100% e territorit me këtë shërbim.