Ballina Bota 4 vjeçari zhduket gjatë arratisjes për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, nëna...

    4 vjeçari zhduket gjatë arratisjes për t’i shpëtuar luftës në Ukrainë, nëna e dëshpëruar: Ishte fëmija ynë i vetëm! Presim çdo informacion

    1

    Sasha Zdanovych u zhduk gjashtë ditë më parë pasi ai dhe  gjyshja e tij u përpoqën t’i shpëtonin forcave ruse, ndërsa ata përparonin drejt fshatit të tyre.

    Katër vjeçari i zhdukur ishte i veshur me një xhaketë shpëtimi, momentin kur ai dhe familja e tij po përpiqeshin t’i largoheshin agresionit rus, përtej lumit Dnieper në rajonin e Kievit, ndërsa varka e tyre u përmbys.

    Nëna e tij Anna Yankho 25-vjeç shpreson që ai të jetë mirë dhe të jetë strehuar diku.