Ballina Vendi 31 qytetarë të shëruar nga Covid/ Asnjë humbje jete në 24 orët...

31 qytetarë të shëruar nga Covid/ Asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 871 testime dhe kanë rezultuar positive 49 qytetarë, dhe asnjë humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 21 në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Fier, 3 në Patos, Skrapar, 2 në Vlorë, Sarandë, Berat, 1 në Rroskovec, Lushnje, Mallakastër, Përmet, Gramsh.

Janë 225 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,812 që nga fillimi i epidemisë.