Ballina Vendi 3.040 mjekë janë larguar në 10 vite nga Shqipëria drejt vendeve të...

3.040 mjekë janë larguar në 10 vite nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së

1


3040 mjekë i kanë ikur Shqipërisë në 10 vjet. Këto janë shifrat që bën publike Federatë e Mjekëve Shqiptare në Europë.

Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë synon të kthejë mjekë shqiptarë nga vende të Europës për të ofruar shërbim shëndetësor në sistemin publik, por duke kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të plotësojë disa kushte punë për ta dhe një pagesë, kur paga në një vend të Europës për ta përllogaritet nga 3 deri ne 5 mije euro.

Ardian Fandi është mjek urgjence dhe 8 vitet e fundit ofron shërbim në Angli ndërsa për 18 vite ka ofruar shërbim në Itali po si mjek urgjence. Është i gatshëm të kthehet për të kontribuar në Shqipëri me moshë të pjesshme. Mjeku Fandi bën dhe një përllogaritje të fitimit nga një pagë mirë në një vend të Europës.

Federata e Mjekëve Shqiptare në Europë do të lidhë marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi me mjekët shqiptarë që kanë emigruar në vende të Europës