Ballina Lajme 28-vjeçari dhunon nënën në Durrës

28-vjeçari dhunon nënën në Durrës

1

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 7 Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.