Ballina Vendi 25 vjet nga masakra e Urës-Vjagurore/ Polici i mbijetuar rrëfen tmerrin: Jam...

25 vjet nga masakra e Urës-Vjagurore/ Polici i mbijetuar rrëfen tmerrin: Jam invalid pas tragjedisë

1

Sot shënohet 25-vjetori i masakrës së Urës-Vajgurore, ku pas përplasjes me bandat kriminale mbetën të vrarë e të djegur brenda mjetit të policisë 4 efektivët: Arjan Shemuni, Miltjadh Koço, Asllan Selalmaj dhe Ilia Banaj, ndërkohë që 6 efektivët e tjerë: Thimi Tanku, Shkëlqim Selfaj, Ylli Dhamo, Neim Gjeroveni, Ëngjëllush Pasha dhe Arben Bega mbetën të plagosur rëndë.

Drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe familjarë të policëve të vrarë në krye të detyrës kanë përkujtuar e nderuar sot të afërmit e tyre,duke vendosur kurora e buqeta me lule në lapidarin kushtuar 4 policëve që dhanë jetën në krye të detyrës.

Njëri nga të mbijetuarit e kësaj masakre, efektivi i policisë Shkëlqim Selfaj, duke treguar momentet e tmerrit që përjetoi ai dhe shokët që humbën jetën në 17 Qershor 1997,ka deklaruar se edhe pas 25-vjetësh ai nuk ka përfituar asnjë dëmshpërblim nga shteti. Selfaj pohon se është invalid dhe trajtohet me kemp, ndërkohë që bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij janë pa punë dhe ushqehen vetëm me këtë kemp. Ai i bën apel shtetit të marri masa dhe ta dëmshpërblejë ashtu siç edhe e parashikon ligji për të gjithë ata efektivë policie qe plagosen dhe ngelen invalidë në krye të detyrës.

Si ndodhi ngjarja:

Përplasja e armatosur ka filluar në orën 11:55 të paradites të datën 17 Qershor 1997,pas shumë mitingjeve elektorale të partive politike. Atë ditë në qytetin e Beratit ka qenë Fatos Nano, asokohe kryetar i PS-së,i shoqëruar nga Skënder Gjinushi,ndërsa në komunën Poshnje përfaqësonin PD-në në miting i ndjeri Azem Hajdari dhe Genc Pollo.

Pas mbarimit të dy mitingjeve elektorale,eskorta e PD-së është larguar dhe pas saj ka ardhur ajo e Fatos Nanos dhe Skënder Gjinushit dhe anëtarëve e simpatizantëve të tjerë të kësaj partie. Atë kohë,qytetin e Urës-Vakgurore e kontrollonin bandat,që pas hapjes së depove të ushtrisë. Krerët e PS-së pas mitingut në Berat ishin larguar nga qyteti për të vijuar rrugën drejt Fierit.

Eskorta që shoqëroi drejtuesit e PS-së, lmbërriti në Urën Vajgurore, kur një i ri qëlloi drejt rojeve të vilës së Protoduarëve në qendër të qytetit,që thuhej se ishin mbështetës të Partisë Demokratike. Të vendosur mbi tarracën e vilës,rojet e Protoduarëve vranë një 17-vjeçar. Pjesa e eskortës,që mundi të kalojë vilën dhe doli nga qarku i Beratit,kurse 10 efektivët e policisë u vendosën në sheshin qendror të Urës-Vajgurore,brenda një mjeti të blinduar.