Ballina Bota 23-vjecarja zgjohet e tmerruar nga gjumi: Samsung Galaxy shpërthen në flakë duke...

    23-vjecarja zgjohet e tmerruar nga gjumi: Samsung Galaxy shpërthen në flakë duke i rrezkuar dhe jetën

    1

    Një grua ka përjetuar një tmerr të vërtetë pasi smartfoni i saj Samsung shpërtheu në flakë duke i djegur flokët teksa flinte. E tronditur Kyomi Kershaw, 23 vjeç, nga Wakefield, West Yorkshire, u zgjua në orën 4.30 të mëngjesit dhe pa flokët dhe jastëkun e saj që po digjeshin. Ajo pretendon se Samsungu i saj i ri Galaxy S22 Ultra nuk ishte duke u karikuar kur kishte shpërthyer në flakë.

    Kyomi ishte me partnerin Jon Hibbert, në shtëpinë e tyre kur zjarri filloi të hënën në mëngjes dhe ata njoftuan menjëherë policinê. Kyomi e cila i lëndoi duart ndërsa po përballej me zjarrin, u dërgua gjithashtu në spital ku u trajtua për djegie të shkallës së dytë. Ajo ndau makthin e saj në Facebook dhe tha se është në kontakt me gjigantin e teknologjisë Samsung për të kërkuar kompensim për dëmin që ajo pretendon se ishte shkaktuar nga telefoni. Ajo shkroi:

    Çfarë mëngjesi i mrekullueshëm, u zgjova në 4.30, flokët e mia po digjeshin bashkë me komodinën dhe jastëkun. Ne e ndaluam zjarrin brenda 30 minutave. MOS MERRNI SAMSUNG S22 Ultra të ri. Dogja duart e mia. MUND TË ISHTE SHUME ME KEQ NESE NUK ISHA ZGJUAR…..

    Kyomi tha se ishte tronditur nga incidenti dhe ndau disa foto të celularit të shkrirë Samsung dhe shtratit dhe komodinës së djegur.

    Për fat të mirë arritëm të shuanim zjarrin. Forcat zjarrfikëse morën pjesë për të hequr tymin. Kam djegie të shkallës së dytë.

    Një zëdhënës i Samsung tha:

    Samsung e merr jashtëzakonisht seriozisht sigurinë e klientit. Ne kemi qenë në kontakt të rregullt me ​​klientin dhe pas analizave të pajisjes nga ekipi ynë i sigurimit të cilësisë, kemi arritur në përfundimin se dëmtimi i raportuar ishte rezultat i një burimi të jashtëm nxehtësie dhe jo nga vetë pajisja.