Ballina Rajoni Shteti helen zgjohet me lëkundje tërmeti, Dy tërmete godasin Greqinë. Njëri afër...

Shteti helen zgjohet me lëkundje tërmeti, Dy tërmete godasin Greqinë. Njëri afër Shqipërisë

1

Athinë- Greqia tronditet nga dy tërmete.

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, në orën 03:43, në Arkalochori të Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka qenë 7 kilometra në verilindje të Arkalochorit, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 11.8 kilometra.

Për fat të mirë nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.

Një tjetër tërmet më i fortë u regjistrua rreth orës 09.22 minuta 12 km larg Artës. Amplituda e tij ishte 4.2 ballë. Tërmeti u ndje në mjaft qytete greke, madje edhe në disa qytete shqiptare në kufi me Greqinë. Tërmeti kishte thellësi 5km. Nuk raportohen dëme në njerëz dhe dëme materiale.