Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një spital në kryqytetin e Kinës, Pekin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe u shua 35 minuta më vonë pasi një ekip urgjence nxitoi në vendngjarje në Spitalin Changfeng. Ndërsa 71 persona janë evakuuar nga spitali pas rënies së zjarrit.
“Është tragjike. Unë mund ta shoh aksidentin nga dritarja e shtëpisë sime. Shumë njerëz po qëndronin në njësinë e ajrit të kondicionuar dhe disa madje u hodhën ”, tha një përdorues i faqes së rrjeteve sociale Ëeibo, sipas Reuters.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 21pacientë.
ADVERTISEMENT