Ballina Vendi  Ky është 22-vjeçari që u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës,...

 Ky është 22-vjeçari që u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës, mesazhi prekës i shokut: Zoti të deshi më shumë se ne!

1
I Riuuuu

Publikohet fotoja e 22-vjeçarit Erion Muça, i cili dje humbi tragjikisht jetën një ditë më parë, pasi u fundos me makinë në rezervuarin e Çekrezës, në Kamëz, bashkë me 20-vjeçaren Dorina Gjokgjinaj.

Për nxjerrjen e trupave të pajetë u desh ndërhyrja e polumbarëve të RENEA-s. Ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me aksident apo krim, ndërsa mësohet se dy viktimat ishin banorë të zonës.

Një shok i 22-vjeçarit ka bërë një postim prekës, teksa publikon një foto krah viktimës dhe shkruan se “Zoti të deshti më shumë se ne Erion Muça. Qofsh i parajsës. Shihemi sërish