Djali tenton të vrsë babain me thikë dhe më pas i thyen edhe makinën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Crunjë.
S. K., 45 vjeç, ka njoftuar policinë duke i kërkuar ndihmën, pasi i biri po ushtronte dhunë fizike ndaj tij dhe po e kanoste me mjet prerës.
Policia shkoi shpejt në vendngjarje dhe arrestoi në flagrancë S. K., 20 vjeç, i cili, pasi ka dhunuar babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.