Ballina Vendi Pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet e para në...

Pas ribashkimit, Bora Zemani dhe Donald Veshaj shijojnë pushimet e para në jug të Shqipërisë

1
77

Gjërat mes Donald Veshajt dhe Bora Zemanit janë shumë mirë. Aq mirë sa ata kanë nisur edhe pushimet e para për këtë vit bashkë.

Sigurisht u munduan mos të kuptohen, por nuk ia dolën. Javën e kaluar aktori ishte në Vlorë prej nga ku postoi disa foto e video. Ndryshe nga herët e tjera ai nuk u shfaq krah të vëllait Romeos, i cili nga ana tjetër ndodhej në Tiranë.

Bora postoi sot disa foto nga jugu i Shqipërisë ku shfaqet me bikini. Mjedisi ku janë shkrepur fotot duket i njëjtë e po ashtu ata kanë përdorur të njëjtat efekte për të edituar fotot e tyre. Ajo nuk ka bërë asnjë postim tjetër në Instastory për të treguar se fotot janë shkrepur sot apo me kë është e shoqëruar.

Vlen të theksohet se Donaldi ishte në Vlorë para se të merrte pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit. Shumë muaj pas puthjes së famshme në “Big Brother VIP”, lidhjes dhe ndarjes nga Beatrix Ramosaj, lutjeve dhe statuseve, lajmeve të vërteta dhe të pavërteta, Donald Veshaj dhe Bora Zemani u shfaqën krah njëri-tjetrit në eventin e organizuar nga Valdrini./Panoram Plus

foto galeri
foto galeri
foto galeri