Ballina Vendi Humbi kontrollin dhe i ra shtyllës me motor, ndërron jetë polici i...

Humbi kontrollin dhe i ra shtyllës me motor, ndërron jetë polici i burgut në Lezhë

1

Një tjetër aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele, ku ka humbur jetën një 40-vjeçar.

Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll, ndërsa mësohet se viktima Pashk Deliaj, ishte duke drejtuar motorin e tij kur humbi kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe u përplasur me një shtyllë.

Report Tv mëson se 40-vjeçari ishte polic në burgun e Shënkollit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku edhe ka nisur hetimet.