Ballina Vendi Shkoi i plagosur në spital, policia zbardh ngjarjen në Sarandë, 38-vjeçari konflikt...

Shkoi i plagosur në spital, policia zbardh ngjarjen në Sarandë, 38-vjeçari konflikt me një person

1

Një 38-vjeçar në Sarandë është paraqitur në spital me një plagë në qafë. Mësohet se Erlind Dumani është paraqitur rreth orës 02.30 të mëngjesit me plagë në qafë pasi dyshohet të jetë përplasur fizikisht me një person tjetër.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen Nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri”. I lënduari, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ka marrë mjekim në spital dhe më pas është larguar.

Policia ka nisur hetimet ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

NJOFTIMI

“Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobta është konfliktuar me një shtetas tjetër.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.