Ballina Vendi Alibeaj tregon pse nuk mori pjesë në negociatat për presidentin

Alibeaj tregon pse nuk mori pjesë në negociatat për presidentin

1

 Kryetari i PD, Enkeled Alibeaj, foli para mediave duke treguar arsyet përse nuk ishte pjesë e tryez♪7s së negociatave për Presidentin.

“Figura e presidentit do një proces real. Një figurë që të jetë e shqiptarëve, mbi palët politike. E për të arritur në këtë pikësynim ne jemi ofruar për të pasur një proces të sinqertë, të bazuar në kritere, procedurë. Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD-së përfaqësuese të mazhorancës, deklaroi Alibeaj.”

Sipas tij, procesi duhet bërë në sy të të gjithë shqiptarëve dhe se ai vetë nuk është për “procese të dhomave të errëta.” Ai shtoi se tashmë pret një reagim nga mazhoranca dhe nga dy Grupet e tjera Parlamentare opozitare.

“Ne kemi propozuar kritere. Duhet të jetë një president i cili të dalë në sy të shqiptarëve. Të përcaktohen ca kritere. Dhe, duhet një president antikomunist. Është edhe një kriter, për mos aktivizimin në fushën politikë për 5 vitet e fundit, ky kriter nuk është i shkruar në gur.”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD tha po ashtu se për çështjen e kritereve dhe komunizmit ka marrë mbështetjen e Mesila Dodës dhe Fatmir Mediut.

“Pres publikisht që mazhoranca të ketë reagimine tyre. Pas reagimit të tyre do të kemi edhe ne një reagim. Derisa të ketë një përgjigje, nuk e di si mund të ecim,” tha Alibeaj.