Ballina Vendi Inagurohet ekspozita “Jetë Paralele”ne Galerine e Arteve “Janaq Kilica” Fier

Inagurohet ekspozita “Jetë Paralele”ne Galerine e Arteve “Janaq Kilica” Fier

1

Ne Galerine e Arteve “Janaq Kilica” Fier eshte inaguruar ekspozita“Jetë Paralele”, realizuar me punime të përzgjedhura nga një grup pedagogësh nga Universiteti i Arteve. Disa prej tyre, si Gazmend Leka, Najada Hamza, Ardian Kapo, Artan Peqini, Shpëtim Kërçova, janë jo vetëm ish pedagogët , që jane njohur në vitet studentore, por njëkohësisht janë dhe disa prej artistëve më të rëndësishëm të artit shqiptar.

“Si e tillë kjo ekspozitë sot për ne të gjithë ka një vlerë të veçatë, të përcaktuar sa nga kurioziteti humultues mbi krijimtarinë e tyre, aq dhe nostalgjinë që përkufizon marrëdhënia jonë në vite. Për posht kësaj ajo është aventurë e vyer e artit bashkohor, ndërtuar me 12 artistë të gjinive të ndryshme, të përcjellë me mbi 40 punime në pikturë, skulpturë dhe vizatim. Si zakonish, ky aktivitet u bë i mundur në sajë të mbështetjes së Bashkisë së qytetit Fier, dhe Drejtorisë së Kulturës dhe Artit, pranë këtij institucioni. Besoj që aktivitete të tilla kaq cilësore do ti shërbejnë si gjallërimit të atmosferës artistike në qytetin tonë, ashtu dhe rritjes së debatit estetik mbi artin bashkohor -eshte shprehur ne hapjen e ekspozites drejtoresha e galerise Elenica Paloli. Lidhur me kete ekspozite ka folur edhe Gazmend Leka