Ballina Bota Shpërthim i fortë në hotelin me pesë yje në Havanë,tre te vdekur...

    Shpërthim i fortë në hotelin me pesë yje në Havanë,tre te vdekur dhe disa te plagosur

    1

    Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në hotelin me pesë yje në qendër të Havanës, në Kuba, sipas medieve vendase.

    Presidenti kuban Miguel Dias-Canel, i cili shkoi në vendin e ngjarjes tha se dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e një rrjedhje gazi në një ndërtesë.

    Autoritetet kubane sqaruan se shpërthimi nuk ka qenë sulm terrorist.

    Hoteli me pesë yje, me 96 dhoma dhe një pishinë në çati, u rinovua nga një kompani britanike pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe për disa vite strehoi zyrtarë të huaj dhe njerëz të famshëm që vizitonin Kubën.

    Pas lehtësimit të masave kundër pandemisë, hotel Saratoga do të rihapte pas katër ditësh, thuhet në një njoftim në faqen e tij në Facebook.