Ballina Vendi Furtuna Rama në Arsim/ Kush e ka radhën për shkarkim?

Furtuna Rama në Arsim/ Kush e ka radhën për shkarkim?

1

CNA.al ka raportuar pak ditë më parë për nisjen e “furtunës Rama” në administratë.

Drejtuesit e arsimit në rang vendi janë shkarkuar, në një ditë, jo me urdhëra shkarkimi të argumentura por duke i detyruar të dorëhiqen.

Pas këtij revanshi, edhe segmentet e tjera të administratës janë në panik dhe nuk dihet se ku do të zgjerohet më tej gjeografia e “furtunës Rama”.

Dyshohet se “koka të tjera do të priten”, në mënyrë të tillë që mos të prodhojnë kosto politike dhe të mos kenë mundësi që t’u drejtohen gjykatave.

Një situatë e tillë ka ndodhur edhe me drejtuesit e arsimit të cilët janë detyruar të tërhiqen, pasi nëse do të shkarkoheshin ata sërish mund të fitonin rikthimin në rrugë ligjore.

Skema për shkarkimin e tyre ka marrë udhë në Ministrinë e Drejtësisë, përkatësisht nga njësia anti-korrupsion në këtë institucion.

Kjo e fundi ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë në Fier, ku një i mitur humbi jetën në kopësht.

Nga Fieri, njësia antikorrupsion e Ministrisë së Drejtësisë, ka shtrirë duart edhe në rrethe të tjera, por pa zbritur në tërren, por duke bërë hetime nga zyra.

Në këto rrethana, ka hartuar një raport me masa disiplinore për drejtuesit e arsimit, duke i bërë ata përgjegjës për licensimin apo mos-licensimin e kopshteve private.

Raporti i është dorëzuar Ministres së Arsimit Evis Kushi dhe kjo e fundit e ka përdorur për të kërcënuar drejtuesit e arsimit që të dorëhiqen.

Në fakt Drejtoritë Arsimore vendore nuk vendosin për licensimin  apo mos licensimin e institucioneve shkollore apo parashkollore, por të gjitha procedurat kryhen në Ministrinë e Arsimit edhe është ky institucion, që duhet të kontrollojë institucionet arsimore të palicensuara.

Nëse ata lejohen të ushtrojnë aktivitet të palicensuar, duhet ndërhyrja e Ministrisë së Arsimit.

Pra, e para duhej të ishte shkarkuar Ministrja e Arsimit, Sekretari i Përgjithshëm dhe zëvendës-ministrat, pra zinxhir, sipas hierarkisë për të mbërritur tek drejtuesit e arsimit më pas.

Por, skema se si i kanë larguar nga detyra drejtuesit e arsimit, duke e mirë organizuar.

Tashmë nuk dihet se cila nga segmentet e administratës është në radhë, për t’u shkarkuar në bllok dhe secila është skema e radhës që do të përdoret.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka vendosur që të mbledhë Asamblenë me datë 7 maj.

Vendimi është marrë pak ditë më parë në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe ku temë kryesore ishte zgjedhja e Presidentit të ri./CNA.al