Ballina Vendi  Del lista me emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të...

 Del lista me emrat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, ne liste nga ish- ministra,ish-deputet,te artistet si Bleona Qerreti,Bujar Kapexhiu etj…

1

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit do të zgjedhë nesër Këshillin e ri Kombëtar të PD-së. ACB ka zbardhur emrat e 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së.

Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.

Ndërkohë jashtë Këshillit Kombëtar do të mbetën përkrahësit e Enkelejd Alibeajt. Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratite, i organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha do të mblidhet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Zëdhënësja e Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo tha se do të ketë shumë diskutantë, përfshirë kontributorë të PD, themelues, por edhe prurje të reja.

Komisioni i Rithemelimit ka ftuar të gjithë deputetët e Partisë Demokratike të marrin pjesë ditën e nesërme në Kuvendin e 30 prillit. Deputetëve u është bërë e ditur se ata janë pjesë e Kuvendit Kombëtar në bazë të nenit 42 të statutit.

Mesazhi:

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike,

Nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!