Ballina Vendi Komiteti Teknik i Ekspertëve heq të gjitha masat kufizuese ndaj Covid 19

Komiteti Teknik i Ekspertëve heq të gjitha masat kufizuese ndaj Covid 19

1

Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku  ka dhënë detaje në lidhje me masat e marra dhe të ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se në kuadër të të dhënave pandemike është vendosur që të hiqet mbajtja me detyrim e maskës.

Rakacolli ndër të tjera ka deklaruar se tashmë do të hiqet dhe kufizimi për muzikën deri në orën 23:00 dhe do të rihapen klubet e natës.

“Duke u nisur nga analiza e këtyre treguesve epidemiologjik, Komiteti Teknik i ekspertëve vendosi këto rekomandime. Bazuar në rekomandimin e ekspertëve të vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe të atyre me sistem imunitar të kompromentuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave por rekomandon fuqishëm mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura ose të paajrosura mirë.

Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për SARS-COV 2, dokument të testimit negativ për SARS-COV 2, apo certifikatë të shërimit nga ky infeksion, për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar nga data 1 maj e këtij viti. Komiteti i Ekspertëve do monitorojë situatën dhe këto masa do vlerësohen në dinamikë. Do ndryshojnë sipas nivelit të riskut”, ka thënë Rakacolli